Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas debatit të krijuar nga publikimi i një videoje me fermerë që derdhin qumësht në Prishtinë, të cilën opozita e paraqiti si të ndodhur në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla akuzon kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për mashtrim dhe thekson se do të kishte preferuar që ai qumësht të ishte shitur në tregun shqiptar.

Do të doja shumë që ai qumësht i derdhur në Prishtinë të ishte shitur në Shqipëri, njëlloj sikur shalqiri i Myzeqesë të shitet në Kosovë. Duhet të jemi më të bashkuar me njëri-tjetrin. Përndryshe, bufat e kënetës në Shqipëri dhe sorrat e inkubatorit në Kosovë do të bëjnë gjithmonë dëm, sa herë t’u jepet mundësia”, shkruan Balla.

Reagimi i tij vjen pasi Berisha publikoi një video ku pretendonte se fermerët po derdhnin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri. Më pas, përfaqësues të mazhorancës deklaruan se pamjet i përkisnin një proteste të zhvilluar në Prishtinë, duke akuzuar Berishën për dezinformim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu