
Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në Berat, ndërsa po ngjitej në drejtim të kalasë së qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i autobusit ka konstatuar një defekt në mjet dhe ka ndaluar, duke zbritur menjëherë pasagjerët.
Vetëm pak më pas autobusi është përfshirë nga flakët, të cilat e kanë shkrumbuar mjetin. Nga zjarri është krijuar një re e dendur tymi të zi, e dukshme në një pjesë të zonës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar mes turistëve apo personave të tjerë.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë nëse flakët janë shkaktuar nga një defekt teknik.






