
Momente tensioni janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne, 16 nëntor, përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku aktivistët janë përplasur me forcat e Policisë gjatë zhvillimit të një proteste.
Protestuesit pretendojnë se tubimi ishte i autorizuar dhe se Policia kishte detyrimin të garantonte zhvillimin paqësor të tij.
“Është me leje protesta”, kanë kundërshtuar aktivistët gjatë përplasjes me efektivët.
Në momentet e tensionit janë dëgjuar edhe thirrjet: “Po bëni vepër penale, mos prekni gocat me dorë!”.
Sipas të njëjtit burim, efektivët kanë ndjekur dhe shoqëruar me forcë disa aktivistë përgjatë bulevardit, ndërsa protestuesit kanë këmbëngulur se nuk kishin kryer veprime të kundërligjshme.
Ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia për numrin e personave të shoqëruar dhe arsyet e ndërhyrjes.






