Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj San Marinos në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, duke ndezur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.

Kristjan Asllani ka qenë protagonisti i momentit që ngriti në këmbë tifozët kuqezi, duke gjetur rrjetën me një goditje të fortë nga distanca.

Goli i mesfushorit shqiptar i dha avantazhin Kombëtares, e cila kërkon me çdo kusht tri pikët pas humbjes së fundit ndaj Finlandës.

Trajneri Rolando Maran e ka nisur ndeshjen me Dajsinanin në portë, ndërsa në formacion janë Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi dhe Manaj.

Dajsinani mori vendin e titullarit për shkak të mungesës së Etrit Berishës, i pezulluar me karton të kuq, ndërsa Alen Sherri nuk është në dispozicion për shkak dëmtimi.

Kuqezinjtë kërkojnë jo vetëm fitoren, por edhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, në një grup ku çdo pikë dhe gol mund të marrë rëndësi në garën për vendin e parë.

Atmosfera në “Air Albania” është e zjarrtë, ndërsa tifozët shqiptarë kanë mbushur tribunat në mbështetje të Kombëtares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu