Një sherr ordiner që duhet të ishte subjekt vetëm i drejtësisë sepse dhuna nuk ka justifikim në asnjë rrethanë ka hapur kutinë e Pandorës së puritanëve.

Vazon e derdhi një opinion si rrufe në qiell të hapur i kunatës së shoqes Belinda Balluku, Neda Karafili që e ka fituar famën në të njëjtat rrethana pothuaj, si personazhi më famëkeq i momentit, Antonela Berisha, duke dalë në tv 24 me 24 thjesht duke bërë asgjë.

yacht hotel sarande

Opinionistja e një emisioni qe nxit shpesh polemika sa i takon moralit doli me një opinion personal, që na trembi si fillim, largqoftë menduam që çifti i njohur, i dalë nga Big Brother po ndahej pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve.

Por gjithnjë, po nga mediat, mësuam se Neda ende në petkat e Për’puthen po bënte moral e nxitur nga historia më e përfolur e momentit, dhunimi barbar i një vajze, Klea Prengës nga dy motrat Berisha, njëra prej të cilave Antonela vjen po nga emisioni që sigurisht nuk është etalon i moralit Për’puthen dhe një pjesëmarrjeje arrogante në Big Brother vip, ku trazoi ujërat dhe la një shije të keqe publikut.

I gjithë debati i llojit “me burrë, pa burrë” që ka nxjerrë nga fundi i dheut opinione mesjetare mbi jetën në çift, familjen dhe integritetin e një gruaje është bazuar mbi disa personazhe që për moralin që po bëhet për to nuk kanë pasur ndonjëherë konsideratë.

Mashkulli për të cilin një femër sot është e shpërfytyruar,  me plagë të shkaktuara nga shishe xhami në fytyrë s’është I panjohur në botën e errët të nuk dimë si ta quajmë se vetëm showbiz (biznesh yjesh) nuk është.

Mir Pepa dikur dhe i njohur me mbiemrin e ndryshuar Marashi, që ia mori ish së dashurës për t’iu fshehur drejtësisë siç raportohet sot në disa portale, është kunati i Antonela Berishës.

Jetmir Pepa alias Marashi është emër i njohur për kronikën e zezë pasi I ka mbijetuar të paktën një atentati.

Kori i atyre që turren të lincojnë modelen me shenjë në fytyrë, duke bërë moralin apo si” kunata e shokut Xhemal” që del si Elsa e përrallës tek ura (qante duke imagjinuar sesi kur te rritej te martohej e të bënte fëmijë, ata do t’I rrëzoheshin nga ura) nuk duhet të bëjnë më avokatin e djallit.

Fjalën e ka drejtësia.

Motrat Berisha tani akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe janë shpallur në kërkim.

Dhuna dhe lincimi mesjetar nuk ka justifikim!

Ndërsa kush gjen veten te kjo histori, duke thënë: mirë ia bënë, të kujtojë background-in nga vijnë personazhet dhe  një këshillë “alla Nede”: shikoni së pari atë që keni më afër!

Merruni së pari me partnerin, se nuk ra mbi tjetrën pa dashje, duke iu penguar këmba rrugës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu