Rrjeti televiziv britanik Sky News u bë media e parë ndërkombëtare që hyri brenda ambienteve të qendrave të pritjes së refugjatëve në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sky News (@skynews)


Sky News sjell pamjet e para brenda asaj që e quan ‘Guantanamoja’ e Italisë në Shqipëri.

yacht hotel sarande

Këto qendra të vendosura në Lezhë do të presin të paktën 36 mijë refugjatë çdo vit.

Qendra e parë e pritjes është në Shëngjin. Bëhet fjalë për një hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë. Më shumë se 40 kamera monitorojnë zonën e mbrojtur nga një gardh metalik me lartësi pesë metra.

Në Shqipëri do të sillen vetëm ata meshkuj që janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtarë.

Në Shëngjin do të jenë të punësuar të paktën 70 persona, mes tyre oficerë policie italianë dhe kontraktorë privatë që do menaxhojnë qendrat.

Emigrantët që do mbërrijnë këtu do i nënshtrohen një kontrolli mjekësor, do u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe do kenë akses për këshillim të pavarur ligjor.

Kurse në Gjadër punimet vazhdojnë akoma. Por zyrtarët italianë thonë se kampi do jetë gati për pak javë.

Hapja e kampit është shtyrë disa herë.

Këtu emigrantët do të vendosen në dhoma 15 metra katrorë. Katër emigrantë do flenë në çdo dhomë të tillë.

Gjadri është i ndarë në tre zona. Në zonën e parë do vendosen ata që janë në proces të përpunimit të kërkesës për azil. Mendohet se kjo procedurë do zgjasë 28 ditë.

Në zonën e dytë do vendosen ata persona, të cilëve iu është refuzuar azili dhe janë në proces deportimi.

Kurse në zonën e tretë do vendosen personat që janë kapur duke kryer krime në qendër.

Personat që do fitojnë azilin, do dërgohen në Itali me traget.

Një zëdhënës i BE tha për Sky News se ata po monitorojnë me kujdes këtë skemë.

Kurse politikani italian, Riccardo Magi tha se ky projekt është ‘Guantanamo italiane’ për shkak se nuk respekton të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare./Syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu