Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia për emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ditën e hënë 29 korrik.
Moderatori Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.‘Premtimi i mbajtur, po vjen’, shkruan Çim Peka në Facebook, krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.
Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij, si ndaj Erion Veliajt, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.
Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të televizionit shtetër italian RAI, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar./Syri.net