
Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore në veri dhe juglindje të Shqipërisë, ndërsa gjatë natës janë regjistruar edhe reshje shiu me intensitet mesatar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
Reshje dëbore janë regjistruar në këto akse rrugore:
Rajoni verior: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Hani i Hotit–Vermosh, Bogë–Theth, Sopot–Kerrnaj, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Dushaj–Lekbibaj, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë–Bajram Curri, Bulqizë–Peshkopi, Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Krumë dhe Dedaj–Razëm.
Rajoni juglindor: Qukës–Qafë Plloçë, Qafë Plloçë–Qafë Thanë, Librazhd–Fushë Studen, Korçë–Dardhë dhe Zëmblak–Goricë.
Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim parandalimin e ngricave.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur lëvizin në akset rrugore me prani të dëborës.






