Kryeministri Edi Rama na uron mirëmëngjesin këtë të diel me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë sipas tij një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut.
Që në mars në profilin e kryeministrit, njoftonte se ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë përfundon së shpejti. Verifikimi i Faktoje tregon se premtimi mbush 6 vite që kur është artikuluar, por rruga ende s’ka përfunduar. Lexoni një retrospektivë të premtimit të shkelur deri për projektin me vlerë 3.8 miliardë lekë që synon të shkurtojë në 15 kiliometra distancën mes dy qytezave.
Nuk është hera e parë që kryeministri thoshte se rruga po përfundonte.

Investimi për rrugën Shëngjin- Velipojë për më shumë se 5 vite u kthye në “mollë sherri” mes qeverisë – bashkisë Shkodër dhe opozitës, si dhe peng i zvarritjeve.

yacht hotel sarande

Lidhur me ecurinë e punimeve dhe përfundimin e tyre Faktoje i është drejtuar me kërkese zyrtare Fondit Shqiptar të Zhvillimit, njësia zbatuese e këtij projekti.

Në përgjigjen për Faktoje, FSHZH, mes të tjerash konfirmon si afat përfundimi muajin Shtator 2024, megjithatë nxjerr si problematikë vonesat në procesin e shpronësimit.

“Projekti është në fazë zbatimi dhe aktualisht po ecën me ritme të mira, pavarësisht vonesave të shkaktuara nga moslirimi i sheshit të ndërtimit për shkak të problemeve sociale me banorët, pronat e të cilëve preken nga projekti dhe vonesave në procesin e shpronësimeve, përgjegjësi e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Moslejimi i qarkullimit të mjeteve të rënda në zonat turistike me fluks të shtuar ka çuar në pezullimin e punimeve gjatë sezonit veror, çka ka impaktuar gjithashtu realizimin e projektit.

Sa i përket punimeve të zbatimit, të cilat pritet të përfundojnë brenda muajit Shtator 2024, ju bëjmë me dije se është drejt përfundimit hapja e trasesë për të gjithë gjatësinë e rrugës, po punohet për ndërtimin e veprave të artit si: mure, box-e betonarme, tombino, si dhe po vijon puna për mbushjen e trasesë me material guror dhe çakull”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu