
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, një strukturë e re qeveritare që sipas tij do të ketë në qendër transformimin e administratës dhe forcimin e standardeve europiane të shtetit shqiptar.
Gjatë prezantimit të komponentit të ri “Shkalla e Meritës”, Rama bëri të ditur se ministria e re pritet të drejtohet nga ministrja aktuale e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni.
“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike”, deklaroi Rama, duke argumentuar se administrata është kthyer në një çështje qendrore të punës së qeverisë dhe të procesit të shtetbërjes europiane të Shqipërisë. Kryeministri Rama në prezantim…
Kryeministri tha se, sipas tij, Adea Pirdeni është personi që mund ta drejtojë dhe ta çojë përpara strukturën e re, duke vlerësuar punën e saj në procesin e reformimit të administratës publike. Kryeministri Rama në prezantim…
Njoftimi u bë gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës”, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën e rekrutimit dhe të zhvillimit të karrierës në administratë, duke vendosur në qendër vlerësimin mbi bazën e meritës.
Rama tha se provimet për rekrutimin në administratë do të lidhen me infrastrukturën e Qendrës së Provimeve të Oxford-it, e cila do të përdoret për proceset e testimit dhe të karrierës në administratën publike. Kryeministri Rama në prezantim…
Në plan është gjithashtu krijimi i një katalogu digjital ku do të publikohen nevojat e shtetit për profesione dhe vende pune, ndërsa qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë do të mund të regjistrojnë interesin për t’u njoftuar kur hapen vende të përshtatshme për profilin e tyre. Kryeministri Rama në prezantim…
Sipas Ramës, punonjësit e administratës do të mund të kalojnë periodikisht edhe në testime për të rritur pikët dhe mundësitë për avancim në karrierë. Kryeministri Rama në prezantim…






