Bashkia e Lushnjës ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Fierit bashkimin e kompanive që po kryejnë rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të rezervuarit të Kasharajt pas ngordhjes masive të peshqve.

Situata është krijuar pas rënies së ndjeshme të nivelit të ujit në rezervuar. Sipas Bashkisë gjatë punimeve për rikonstruksionin e digës firma nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave duke sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të faunës dhe mjedisit në ujëmbledhës.

Bashkia ngre gjithashtu një tjetër problem. Punimet ishin ndërprerë më 9 shkurt me kërkesë të vetë firmës ndërsa kompanitë duhej të njoftonin institucionet publike dhe Bashkinë e Lushnjës për rinisjen e tyre në shtator. Sipas reagimit zyrtar ky njoftim nuk është bërë.

Kallëzimi synon zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për dëmin e shkaktuar.

Ndërkohë situata ka ngritur shqetësim edhe për shëndetin publik pasi banorë të zonës janë parë duke mbledhur peshq nga rezervuari për konsum apo shitje ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar për rrezikun e përdorimit të tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu