
Një 55-vjeçar është aksidentuar rëndë paraditen e kësaj të premteje në Ardenicë të Lushnjës, teksa po transportonte rrushin e vjelë nga vreshtat.
Sipas të dhënave paraprake, Altin Alla po lëvizte me një mjet motorik tip frezë me karroceri, kur mjeti i ka dalë nga kontrolli dhe e ka zënë poshtë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një pjesë të pjerrët të rrugës, ku mjeti, për shkak të peshës, ka humbur kontrollin.
55-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kanë qenë të afërmit e tij që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Grupi hetimor ka nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.





