Tensione dhe përplasje janë regjistruar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë gjatë kohës që brenda Parlamentit zhvillohej seanca plenare.

Forcat e policisë krijuan një kordon sigurie për të mos lejuar protestuesit të afroheshin pranë godinës së Kuvendit. Një pjesë e tubuesve tentuan të kalonin përtej perimetrit të vendosur nga efektivët, duke sjellë momente tensioni dhe shtyrje mes palëve.

Në një moment, disa protestues u ulën në rrugë, duke penguar qarkullimin. Policia ndërhyri për t’i larguar, ndërsa gjatë përplasjeve disa persona u shoqëruan nga efektivët.

Protesta zhvillohej paralelisht me debatet e forta brenda sallës së Kuvendit, ku opozita dhe mazhoranca u përplasën për çështjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Edhe brenda Parlamentit pati tensione, me deputetë të opozitës që bllokuan foltoren dhe seancën që u ndërpre përkohësisht.

Pas përplasjeve, policia vijoi të mbante të rrethuar zonën pranë Kuvendit, ndërsa protestuesit qëndruan jashtë perimetrit të sigurisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu