
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Gjirit të Lalzit, duke vënë në rrezik banesat.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po vështirëson ndërhyrjen për vënien e situatës nën kontroll.
Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të penguar avancimin e tij drejt shtëpive.
Banorët janë alarmuar nga përmasat e flakëve, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të erës.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe as sipërfaqja e prekur prej tij.






