Edhe dy prej artisteve shqiptare më të njohura në botë, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Dua Lipa ka publikuar në InstaStory emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shoqëruar me mesazhin “Liria ka emër”.
Në një postim të dytë, këngëtarja ka shpërndarë një grafik mbi pasojat e luftës në Kosovë, ku përmenden viktimat civile, fëmijët e vrarë, gratë e dhunuara gjatë luftës, personat e zhdukur dhe shqiptarët e detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Edhe Rita Ora ka reaguar përmes Instagramit. Artistja ka shpërndarë një imazh me emblemën e UÇK-së dhe mesazhin: “Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”.
Reagimet e dy këngëtareve vijnë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, i cili ka sjellë reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.
Tag: Dua Lipa, Rita Ora, UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Gjykata Speciale, Hagë, Kosovë, Liria ka emër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu