
Një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në lagjen nr. 1 në Durrës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:30, 61-vjeçari F. F., dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. Sh., 52 vjeç, duke e plagosur në dorë.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar pas ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollon zonën për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






