Çmimet Emmy kanë mbledhur yjet më të mëdhenj të televizionit në Peacock Theater në Los Angeles, në edicionin e 78-të të ceremonisë.

Një nga momentet kryesore të mbrëmjes ishte triumfi i Jean Smart. Aktorja fitoi për të pestën herë radhazi Emmy-n si aktorja më e mirë protagoniste në një serial komedi për rolin e Deborah Vance në “Hacks”.

Me këtë fitore, Smart bëri histori duke u bërë e para aktore që fiton Emmy për çdo sezon të një seriali me pesë sezone. Ajo numëron tashmë tetë çmime Emmy gjatë karrierës.

Në kategoritë dramatike, Rhea Seehorn triumfoi si aktorja më e mirë protagoniste për “Pluribus”, duke lënë pas mes të tjerash edhe Zendaya-n për “Euphoria”. Noah Wyle mori çmimin si aktori më i mirë protagonist në dramë për “The Pitt”, ndërsa Allison Janney fitoi si aktorja më e mirë në rol dytësor për “The Diplomat”.

“Widow’s Bay” ishte gjithashtu mes protagonistëve të mbrëmjes, me Kate O’Flynn dhe Stephen Root që morën çmimet për rolet dytësore në komedi.

Në kategorinë e miniserive, Matthew Rhys triumfoi si aktori më i mirë protagonist për “The Beast in Me”.

Ceremonia u drejtua nga Mariska Hargitay, ndërsa “The Pitt” kishte hyrë në garë si produksioni me më shumë nominime, 25 gjithsej, i ndjekur nga “Hacks” me 24.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu