Në Kavajë, gjatë një ndalese në terren, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, u ndal për të biseduar me një qytetar kavajas të diasporës, i cili jeton në Milano.

Gjatë bashkëbisedimit qytetari e pyeti Ballën për nismën e fundit, Prania Besnike, duke kërkuar të dinte se çfarë do të thotë dhe çfarë synon të sjellë kjo nismë.

Balla shpjegoi se Prania Besnike është një angazhim i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve: një orë fikse, në një vend të përcaktuar, që nuk ndryshon dhe nuk anulohet.

“Prania Besnike është një vend takimi, një vend dëgjimi, llogaridhënie, në një orë fikse, që nuk ndryshon dhe nuk anulohet. BESA-BESË”, u shpreh Balla.

Balla nënvizoi se thelbi i kësaj nisme është që çdo shqetësim i qytetarit të marrë një përgjigje dhe të ndiqet deri në fund, duke mos mbetur vetëm një ankesë e shprehur.

“Ke një hall, do vish aty, do ta thuash, dhe halli jot nuk do ngelet në ajër. Do dëgjohet, do çohet aty ku duhet, do verifikohet nëse është zgjidhur dhe pastaj komunikohet me ty”, deklaroi Balla.

Një formulë e thjeshtë, por me një mesazh të qartë: qytetari flet, shqetësimi ndiqet dhe përgjegjësia kërkon përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu