
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur një tur takimesh me klubet e “Abissnet Superiore”, për të monitoruar nga afër futbollistët vendas dhe për të forcuar bashkëpunimin me stafet teknike.
Ndalesa e parë e teknikut italian ishte te KF Tirana. I shoqëruar nga ndihmësit Christian Maraner dhe Ervin Bulku, Maran u takua me trajnerin e bardhebluve, Dean Klafuriç, dhe ndoqi një seancë stërvitore të ekipit.
Gjatë takimit u diskutua puna e përditshme e skuadrës, zhvillimi i lojtarëve dhe gjendja aktuale e futbollit shqiptar. Këto vizita synojnë t’i japin stafit kuqezi një panoramë më të plotë mbi futbollistët që mund të jenë alternativa për ekipin kombëtar.
Maran ka ndjekur gjatë javëve të fundit edhe paraqitjet e Egnatias dhe Dinamo City në kompeticionet europiane, duke monitoruar lojtarët shqiptarë në përballjet ndërkombëtare.
Turi do të vijojë në klubet e tjera të Superiores, ku trajneri i Kombëtares do të zhvillojë takime me drejtuesit, trajnerët dhe futbollistët






