Disa institucione të rëndësishme në Shqipëri kanë marrë email-e kërcënuese, në të cilat pretendohej se ishte vendosur një bombë që do të shpërthente pas dy orësh.

E njëjta përmbajtje është dërguar nga dy adresa të ndryshme elektronike. Verifikimet paraprake tregojnë se njëri email është nisur nga Argjentina dhe tjetri nga Brazili.

Identifikimi i personave që fshihen pas kërcënimeve mbetet i vështirë, pasi gjurmët elektronike çojnë jashtë Shqipërisë dhe mund të jenë maskuar.

Autoritetet shqiptare pritet t’u dërgojnë letërporosi homologëve në Argjentinë dhe Brazil, për të shkëmbyer informacion dhe për të verifikuar origjinën reale të mesazheve.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin nëse adresat e evidentuara tregojnë vendndodhjen e tyre reale apo janë përdorur vetëm për të fshehur gjurmët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu