
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një grua 61 vjeçe është dhunuar brutalisht.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja me inicialet E. H. dyshohet se është goditur me sqepar në kokë, duke marrë plagë të rënda.
Ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e saj shëndetësore paraqitet kritike.
Identiteti i autorit dhe motivet e sulmit nuk dihen ende. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e personit përgjegjës.






