Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me synimin për të gjetur një kandidat konsensual për President të Kosovës.

Para nisjes së bisedimeve, Kurti deklaroi se palët do të tregohen të hapura për ecurinë e procesit, por kërkoi që diskutimet të mbeten konfidenciale derisa të arrihet një marrëveshje.

“Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në takim”, u shpreh Kurti.

Krahas Abdixhikut, në takim marrin pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Më herët, Glauk Konjufca deklaroi se Vetëvendosje i ka përcaktuar emrat që mund të propozohen për postin e presidentit, por nuk pranoi t’i publikonte, me argumentin se kjo do të dëmtonte procesin negociues.

Takimi konsiderohet një përpjekje e rëndësishme për të afruar qëndrimet mes LVV-së dhe LDK-së dhe për të shmangur një krizë të re institucionale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu