Një i ri nga Kosova dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në liqenin e Komanit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në zonën e Fierzës.

I riu, i identifikuar me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej në liqen së bashku me disa shokë. Paraprakisht dyshohet se ai është mbytur ndërsa po lahej në ujërat e liqenit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.

Pritet që autoritetet të japin informacione të mëtejshme pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu