
Të paktën 98 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e menjëhershme dhe rrëshqitjet masive të baltës në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit.
Autoritetet kanë konfirmuar 95 viktima në Nepal dhe tri të tjera në Tibet. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërsa policia nepaleze raporton 579 turistë të zhdukur, 466 prej të cilëve shtetas të huaj nga 28 vende.
Mes të humburve janë 54 amerikanë, 33 britanikë dhe mbi 100 indianë. Të zhdukur rezultojnë gjithashtu dhjetëra ushtarë, policë dhe punonjës të sektorit energjetik. Në Tibet, mediat shtetërore kineze raportojnë për 265 persona të pakontaktueshëm.
Furia e ujit dhe baltës ka shembur banesa, ka marrë përpara ura dhe ka dëmtuar rreth 40 kilometra rrugë. Vetëm dëmet në infrastrukturën rrugore vlerësohen në afro 100 milionë dollarë.
Sipas dyshimeve paraprake, një tërmet mund të ketë shkaktuar një ortek akulli dhe shkëmbinjsh, duke bllokuar përkohësisht lumin dhe krijuar më pas vërshimin shkatërrues.
Burimi: BBC






