
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë nisur kontrollet në furra për peshën e bukës dhe rregullsinë e peshoreve.
Aksioni nisi në rajonin e Prishtinës dhe do të shtrihet në të gjithë Kosovën. Kontrollet pasojnë ankesat e konsumatorëve se pesha reale e bukës mund të jetë më e vogël se ajo e deklaruar.
Bizneset që mashtrojnë me peshën rrezikojnë gjoba nga 1.000 deri në 10.000 euro, ndërsa përdorimi i peshoreve të parregullta ndëshkohet me 500 deri në 1.500 euro. Inspektorët po verifikojnë edhe dokumentacionin për kushtet minimale teknike.




