Aktorja kanadeze Katheryn Winnick, e njohur në mbarë botën për rolin e luftëtares Lagertha në serialin “Vikings”, ka përjetuar nga afër një sulm ajror rus gjatë qëndrimit të saj në Kiev.

Winnick tregoi se sirenat e alarmit e zgjuan në mes të natës dhe e detyruan të vraponte drejt një vendstrehimi.

“Zemra po më rrihte fort, sikur po më dilte nga kraharori”, rrëfeu aktorja, ndërsa qëndronte mes rrënojave të shkaktuara nga bombardimet.

Një ditë më pas, ajo vizitoi tregun e librave Pochaina, i cili ishte shkatërruar nga një raketë balistike ruse. Nga vendi i goditur, Winnick u bëri thirrje qytetarëve të botës të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

Aktorja ndodhej në Kiev për samitin “UNITED24 MODE”. Ajo është me origjinë ukrainase dhe, që prej marsit 2023, shërben si ambasadore e platformës zyrtare të mbledhjes së fondeve për Ukrainën, duke promovuar programin “Rebuild Ukraine”. UNITED24

Prindërit e saj janë pasardhës të emigrantëve ukrainas, ndërsa Winnick ka treguar se deri në moshën tetëvjeçare fliste vetëm gjuhën ukrainase. Ajo dhe nëna e saj kanë krijuar gjithashtu fondacionin “The Winnick Foundation” për të mbështetur nevojat e Ukrainës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu