Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.

Sipas ARRSH-së, përshpejtimi i punimeve u bë i mundur falë shtimit të mjeteve dhe punëtorëve në kantier.

Përfundimi i kësaj faze të punimeve bën të mundur që gjatë ditës së sotme qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës të vijojë normalisht, pa kufizimet e vendosura për realizimin e ndërhyrjes.

Punimet janë pjesë e ndërtimit të mbikalimit të ri në zonën e Kasharit, një prej pikave me fluks të lartë automjetesh në hyrje-dalje të kryeqytetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu