Një moment shprese mes tragjedisë që ka goditur Kolumbinë. Një kotele është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Pereira, një prej qyteteve të goditura rëndë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4

Video

Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët kishin punuar për më shumë se 12 orë duke kërkuar të mbijetuar mes betonit dhe ndërtesave të rrëzuara, kur zbuluan kafshën e vogël të bllokuar nën rrënoja.

Pamjet e momentit të shpëtimit tregojnë kotelen që nxirret e gjallë nga rrënojat, ndërsa njerëzit e mbledhur pranë zonës shpërthejnë në duartrokitje. Shpëtimi i saj është kthyer në një nga momentet më emocionuese të operacioneve që vazhdojnë në zonat e prekura.

Pereira është ndër qytetet më të goditura nga tërmeti që tronditi Kolumbinë perëndimore më 10 gusht. Ndërtesa të shumta janë shembur ose dëmtuar, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për njerëzit që mund të ndodhen ende nën rrënoja.

Bilanci i katastrofës është i rëndë. Sipas të dhënave të raportuara nga Reuters, numri i viktimave ka arritur të paktën në 254, ndërsa mijëra persona janë plagosur dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa zona të vendit.

Mes pamjeve të shkatërrimit, shpëtimi i koteles në Pereira është bërë një simbol i vogël shprese, ndërsa ekipet vazhdojnë garën me kohën për të gjetur të mbijetuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu