Inter Miami ka shprehur publikisht mbështetjen për Lionel Messin dhe familjen e tij, pas ndarjes nga jeta të babait të futbollistit argjentinas, Jorge Messi.

Klubi amerikan publikoi një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, duke iu gjendur pranë kapitenit në këtë moment të vështirë.

“Zemrat tona janë me kapitenin tonë, Leo, dhe me të gjithë familjen Messi”, shkroi Inter Miami.

Jorge Messi ndërroi jetë më 8 gusht 2026, ndërsa lajmi ka sjellë reagime të shumta nga bota e futbollit. Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur edhe nga Barcelona, Real Madridi, Newell’s Old Boys dhe përfaqësues të futbollit argjentinas.

Vdekja e të atit vjen në një moment kur Inter Miami është i angazhuar në Leagues Cup. Skuadra amerikane përballet me Monterreyn, ndërsa sipas raportimeve Messi pritet të mungojë në këtë takim.

Jorge Messi ka qenë një figurë kyçe në jetën dhe karrierën e të birit, duke e shoqëruar dhe përfaqësuar atë në shumë prej vendimeve më të rëndësishme profesionale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu