
Një argjendari është grabitur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 14:50, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe, duke kërcënuar punonjëset me një send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për fiksimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.






