Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po përballen me një rritje të rasteve të dyshuara me ethet e Nilit Perëndimor. Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup është shtruar një 76-vjeçar me meningjit viral dhe serologji pozitive për virusin e Nilit Perëndimor.

Sipas drejtorit të Klinikës, Fadil Cana, ky është rasti i shtatë i shtruar në spital, ndërsa në total janë konfirmuar 10 raste me ethet e Nilit Perëndimor. Tre pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe mbahen në ventilim mekanik.

Mjekët bëjnë të ditur se për të konfirmuar formën neuroinvazive të sëmundjes nevojiten analiza shtesë të lëngut cerebrospinal, pasi testi PCR nuk konsiderohet standardi kryesor diagnostikues për këtë formë të virusit.

Sipas specialistëve, periudha e inkubacionit zgjat deri në 14 ditë, ndërsa më të rrezikuarit nga komplikacionet janë personat mbi 60 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe individët me sistem imunitar të dobësuar. Rreth 80% e të infektuarve e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta ose pa simptoma.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu