
Një 65-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në zonën e Porto Palermos, në Himarë, pasi dyshohet se u plagos nga shpërthimi i lëndës plasëse që po përdorte për peshkim të paligjshëm.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 09:00 shtetasi me inicialet P. M. dyshohet se ishte duke peshkuar me dinamit, kur lënda plasëse shpërtheu, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
65-vjeçari u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.






