Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, në margjinat e Ministerialit të zhvilluar në Uashington.

Sipas Hoxhës, gjatë bisedës u diskutua mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e marrëdhënieve në rajon, ndërsa ai ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat e fundit të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social X, ministri shqiptar theksoi se i kërkoi palës serbe të distancohet nga retorika që nxit tensione dhe cenon stabilitetin rajonal.

“Ripërsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane”, shkroi Hoxha.

Ai shtoi se diplomacia kërkon dialog të hapur dhe përballje me dallimet në mënyrë të përgjegjshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu