Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga punonjësit e kompanisë “Major Security”, të arrestuar pas përplasjeve me protestuesit në Zvërnec më 29 maj.

Apeli vendosi zbutjen e masës për Gazmend Vathin, duke e kaluar nga “arrest në burg”“arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për Artur Granin u la në fuqi masa “arrest në burg”.

Po ashtu, prej orës 14:00, Gjykata e Apelit po shqyrton ankimin e Geraldo Bibës, pronarit të kompanisë “Major Security”, i cili kundërshton masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Ngjarja lidhet me protestën e zhvilluar në Zvërnec, ku pati përplasje mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private. Gjatë incidentit, një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet private në prani të efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa ndaj protestuesve u përdor edhe spraj piper.

Pas ngjarjes, drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, u shkarkua nga detyra, ndërsa protestat kundër projektit në Zvërnec kanë vijuar edhe në ditët pasuese.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu