
Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën kufitare të Stanqiqit në Kosovë, nën dyshimin se ka kërcënuar përmes rrjeteve sociale kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi u krye më 12 korrik 2026, në zbatim të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ngjarja për të cilën ai dyshohet daton më 30 tetor 2025, kur përmes një rrjeti social dyshohet se ka kryer veprën penale të “dhunës ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Sipas mediave në Kosovë, objekt i kërcënimit ka qenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.






