
Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në fshatin Bërxullë të Vorës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10. Viktima, shtetasi me inicialet E. (A.) S., rreth 50 vjeç, dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa lëvizte në këmbë në rrugë.
Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, fiksimin e provave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin e autorëve.






