Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un se ndodhet nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama dhe se po zbut akuzat ndaj zyrtarëve të qeverisë.

Gjatë një konference për mediat, Berisha iu përgjigj një pyetjeje lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme nuk po vepron në mënyrë të pavarur.

Totalisht. I kontrolluar nga Edi Rama. Është nga alfa tek omega, o i dashur mik, i kontrolluar nga Edi Rama. Dosjet aty për qeveritarët janë me dhjetëra dhe qindra. Dosje sa të Ballukut janë dosja e Olta Xhaçkës, të Olsi Ramës, të Pirro Vengut dhe të dhjetëra hajdutëve të tjerë. Por, siç keni parë ju, po shkohet drejt zvogëlimit të akuzave ndaj atyre që janë të arrestuar dhe bllokimit të akuzave ndaj të tjerëve. Po provohet ajo që ne kemi thënë me kohë, se SKAP-i është një seksion juridik i Partisë Socialiste. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e kreut të PD-së erdhën pas një pyetjeje mbi pretendimin se SPAK kishte akuzuar Belinda Ballukun për korrupsion, por nuk kishte kërkuar sërish heqjen e imunitetit të saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu