Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 19 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar kundër qeverisë, duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.

Pas një seance disaorëshe, gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për dy protestues, ndërsa për 17 të tjerët caktoi masën “detyrim paraqitje”, me frekuencë një ose dy herë në muaj.

Sipas avokatit mbrojtës, fillimisht Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për tre persona, por më pas ndryshoi qëndrimin për njërin prej tyre, duke kërkuar “arrest në shtëpi”. Në përfundim, gjykata vendosi arrest shtëpie për shtetasit me mbiemrat Bardhi dhe Gega.

Mbrojtja kundërshtoi vendimin e gjykatës për ta konsideruar të ligjshëm arrestimin në parim, duke argumentuar se shumica e ndalimeve ishin të paligjshme dhe të pambështetura në prova konkrete.

Pas shpalljes së vendimit, jashtë gjykatës u dëgjuan brohoritje nga mbështetësit e protestuesve, të cilët e cilësuan vendimin si një fitore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu