Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në protestat në Tiranë, duke akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe përshkallëzim të klimës së dhunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari tha se dhuna ushqehet nga deklarata të papërgjegjshme, të cilat sipas tij më pas amplifikohen në rrjetet sociale dhe shoqërohen me simbolika që nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

“Shohim një cikël dhune që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme, vijon me përhapjen e saj në rrjet nga moralistë, kritikë dhe revolucionarë të vetëshpallur, për t’u shoqëruar në fund me simbolika ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë evropiane”, u shpreh ministri.

Lamallari shtoi se, pavarësisht tensioneve, rruga drejt integrimit evropian do të vijojë.

“Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës sonë kombëtare, Shqipëria 2030, dhe asgjë nuk do të na ndalë”, përfundoi ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu