
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë. Xoxa ka lindur serish djalë.
Veliaj ka lënë përkohësisht qelinë pasi ka marrë një leje 48-orëshe nga SPAK për të vizituar foshnjën e porsalindur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ai është shoqëruar drejt maternitetit pas miratimit të lejes nga prokurorët e SPAK.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i lindur në tetor të vitit 2018.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025. SPAK ka ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Sipas organit të akuzës, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv në raport me disa kompani, të cilat dyshohet se kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës në këmbim të përfitimeve të parregullta.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është nën hetim nga SPAK për korrupsion pasiv në disa raste, si edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.






