Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së martës fshatin Agonas në Kavajë, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë vëllain e tij gjatë një konflikti.

Sipas Policisë, rreth orës 20:30, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dhe vëllai i tij E. Rr., 74 vjeç, ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur mes tyre ka ndodhur një konflikt. Gjatë përplasjes, i moshuari dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij.

74-vjeçari u transportua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë rrugës.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu