
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se firma në dokumentin e publikuar së fundmi për Dritan Goxhajn është autentike dhe i përket komandantit Xheladin Gashi, i njohur si Komandant Plaku. Në një intervistë për Euronews Albania, Gucati tha se mund të garantojë se Goxhaj nuk ka qenë anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pasi nuk figuron me dokumentacion, certifikatë, kartelë apo aplikim në organizatë. Ai i bëri thirrje Goxhajt të sqarojë publikisht në cilën zonë operative dhe brigadë ka shërbyer gjatë luftës, ndërsa theksoi se për sa i përket statusit të veteranit në organizatë, ai nuk rezulton i regjistruar.






