
Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetes Marjana Koçeku, pas deklaratave të saj publike në rrjetet sociale.
Në kallëzim, ata pretendojnë se Koçeku ka atribuar pa prova kërcënime ndaj familjes së saj dhe se deklaratat e bëra publikisht cenojnë reputacionin dhe sigurinë e familjes Bajri.
Përfaqësuesit e familjes kërkojnë nga Prokuroria e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të verifikojë nëse deklaratat e deputetes përbëjnë veprat penale të shpifjes dhe kanosjes.
Përplasja vjen vetëm pak ditë pasi Koçeku deklaroi publikisht se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka, deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta politike dhe ligjore.






