Një pyetje për protestat dhe projektin në Zvërnec ka shkaktuar një përplasje të drejtpërdrejtë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares së CNN, Eleni Giokos, gjatë Forumit Botëror Future Investment Initiative (FII).

Teksa gazetarja e pyeti për reagimet e Bashkimit Europian dhe protestat kundër projektit, Rama reagoi me tone të ashpra, duke deklaruar se CNN nuk është një burim objektiv dhe duke shtuar se fakti që moderatorja është greke e bën edhe më të vështirë diskutimin.

Kryeministri mbrojti projektin në Zvërnec, duke theksuar se toka është private, se ende nuk është miratuar asnjë projekt përfundimtar dhe se procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis vazhdon. Sipas tij, shumica e shqiptarëve dhe komuniteti lokal e mbështesin investimin, ndërsa protestat nuk përfaqësojnë opinionin e shumicës.

Rama shkoi edhe më tej, duke akuzuar CNN për raportime të padrejta ndaj Shqipërisë dhe duke deklaruar se televizioni amerikan ka nevojë për “rehabilitim” ndaj shqiptarëve. Ai lidhi gjithashtu reagimet kundër projektit me dezinformimin në rrjetet sociale dhe pretendoi se në fushatat online janë përfshirë edhe aktorë të huaj, përfshirë Iranin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu