Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër-arreste sa i përket aferës për inceneratorin e Tiranës.
Sipas asaj që raportohet në media urdhër-arreste janë lëshuar për Denisa Tollkuçin, Endrit Habilajn dhe Dashamir Ymeraj dhe tre shtetas të huaj.
BKH dhe Policia po ushtrojnë kontrolle. Ende asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Pritet që SPAK të dalë me një njoftim zyrtar.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2023, SPAK lëshoi 15 fletë-arresti për aferën në inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 4 persona u vunë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.
Mes të arrestuarëve ishte dhe drejtori i kryebashkiakut Erion Veliaj, Taulant Tushe.
Gjithashtu, urdhër-arreste u dhanë për atë që SPAK e ka quajtur trurin e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.Kujtojmë se SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, pasi u faktua afera, e cila kishte në krye Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin./ CNA