Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Llakatund të Vlorës, ku është dëmtuar automjeti i administratorit të njësisë administrative Shushicë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Vlorës, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund.

Automjeti i dëmtuar është në pronësi të shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili mban detyrën e administratorit të njësisë administrative Shushicë.

Në momentin e ngjarjes, automjeti ndodhej i parkuar pranë banesës së tij.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse, ndërsa ende nuk ka informacion për motivin e mundshëm të ngjarjes.

Policia nuk ka njoftuar për persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit dhe identifikimin e kapjen e personit apo personave përgjegjës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu