Protestat kundër qeverisë janë përshkallëzuar edhe në Kurbin, ku demonstruesit janë mbledhur përpara godinës së Bashkisë. Sipas Ora News, gjatë tubimit janë hedhur bomba molotov, ndërsa në pjesën e jashtme të institucionit është vendosur zjarr.

Situata është tensionuar paraditen e kësaj të hëne, 19 tetor, në Kurbin, ku protestuesit kanë dalë përpara Bashkisë për të kundërshtuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas pamjeve të publikuara nga Ora News, flakët kanë përfshirë një pjesë të jashtme të godinës së institucionit vendor.

Media raporton se gjatë protestës janë hedhur edhe bomba molotov.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në tubim kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ngjarja vjen në një kohë kur protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me tensione, përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private në Tiranë dhe qytete të tjera.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për dëmet e shkaktuara në Bashkinë e Kurbinit, persona të lënduar apo të shoqëruar në lidhje me incidentin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu