Pas dorëheqjes së Elton Alushi nga posti i drejtorit të Policisë së Tiranës, në krye të bluve të kryeqytetit është komanduar Oliger Torba.

Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë nga Policia e Shtetit, ndërsa në orët në vijim pritet edhe një njoftim zyrtar lidhur me ndryshimet në drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Elton Alushi kishte drejtuar Policinë e kryeqytetit prej afro dy vitesh. Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet që çuan në paraqitjen e dorëheqjes së tij.

Ndryshimi në drejtimin e Policisë së Tiranës vjen në një moment të rëndësishëm për strukturat e rendit në kryeqytet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë edhe lëvizje të tjera në hierarkinë e policisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu