Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias. Në fokus të takimit ishte dialogu për zonat detare dhe shelfin kontinental, ndërsa pas bisedës Rama e cilësoi Dendias “mik të çmuar” dhe mbështetës të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Pas rreth dy orësh ka përfunduar takimi në Kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias. Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Rama e përcolli ministrin grek nga ambientet e Kryeministrisë.

Në qendër të diskutimeve ka qenë rifillimi i dialogut për zonat detare dhe shelfin kontinental, proces që prej vitesh ka mbetur pezull mes dy vendeve.

Pas takimit, Edi Rama publikoi pamje nga takimi dhe e cilësoi Dendias si një mik të çmuar dhe mbështetës të fortë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkroi Rama.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Ministri grek do të vijojë axhendën në Shqipëri me një takim pasdite me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu