Qytetarët e Tiranës do të përballen me bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit më 18 maj 2026, për shkak të zhvillimit të “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, kufizimet do të nisin nga ora 12:00 dhe do të prekin disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, si dhe segmentin rrugor Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps.

Rrugët që do të kenë kufizime janë:

  • Sheshi “Skënderbej”
  • Bulevardi “Zogu i Parë”
  • Rruga “Dedë Gjon Luli”
  • Rruga “Myslym Shyri”
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Rruga “Ibrahim Rugova”
  • Bulevardi “Gjergj Fishta”
  • Unaza e Madhe

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse gjatë zhvillimit të aktivitetit dhe të përdorin rrugë alternative për të evituar trafikun dhe vonesat.

Turi Çiklistik i Shqipërisë është një nga aktivitetet sportive më të rëndësishme të çiklizmit në vend dhe pritet të sjellë pjesëmarrës nga disa shtete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu